1 i vd*ekur, 14 të pl*agosur në Izraelin verior pasi Irani lëshon një breshëri të re ra*ketash

Raketat iraniane kanë goditur disa lokacione në Izraelin verior, duke vrarë një person dhe duke plagosur 14 të tjerë, transmeton Anadolu.

Sipas mediave izraelite, një person u vra dhe 14 të tjerë u plagosën derisa raketat iraniane goditën zonën Tamra të Galilesë së Poshtme.

Ndërkohë, ushtria izraelite tha se po “operon për të kapur raketat e lëshuara nga Irani” dhe se ushtria “aktualisht po godet objektiva ushtarake në Teheran”.

The Times of Israel raporton se forcat izraelite gjithashtu kryen një sulm ajror që shënjestronte një udhëheqës të rebelëve Houthi në Jemen.

Sipas raporteve izraelite, sulmi kishte për qëllim posaçërisht shefin e shtabit të forcave Houthi.

“Forcat Ajrore Izraelite u përpoqën të vrasin shefin e shtabit të lëvizjes Ansar Allah të Houthit në Jemen, Abdullah al-Ghammari”, thanë mediat izraelite, pa zbuluar rezultatin e operacionit.

The post 1 i vd*ekur, 14 të pl*agosur në Izraelin verior pasi Irani lëshon një breshëri të re ra*ketash appeared first on Kosovapost.net.