Roma po shfaq shumë probleme me sulmin këtë sezon dhe forma e dobët e dy sulmuesëve kryesorë ka bërë që trajneri Gian Piero Gasperini të marrë vendimin drastik.
“La Gazzetta dello Sport” raporton se trajneri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit verdhekuq largimin e Artem Dovbyk dhe Evan Ferguson që në merkaton e janarit. Gasperini nuk ka më besim te dy lojtarët në fjalë, të cilët kanë shënuar vetëm 1 gol në 10 ndeshjet e fundit, ndaj dhe ka kërkuar përforcime për sulmin gjatë merkatos së janarit.
Për sulmuesin ukrainas, Roma pagoi një vit më parë 35 milionë euro te Girona, por 28-vjeçari me paraqitjet e bëra në ndeshjet e fundit, ka lënë shumë për të dëshiruar.
Në anën tjetër, skocezi Ferguson u huazua në verën e këtij viti nga Brighton me të drejtën e blerjes për 35 milionë euro në fund të këtij sezoni. Gasperini ka kërkuar që sulmuesi të largohet që në janar dhe të rikthehet te Brighton.
The post 1 gol në 10 ndeshje, Gasperini merr vendimin drastik për dy sulmuesit e Romës appeared first on Telesport.










