​Thaçi e Haradinaj bëjnë homazhe për të Pagjeturit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj kanë bërë homazhe tek Obelisku memorial i të Pagjeturve në sheshin në Prishtinë.

Ata kanë vendosur kurora lule dhe kanë takuar nga afër familjarët e të pagjeturve që ishin prezent për të bërë homazhe, dhe nuk janë prononcuar për media por vetëm përmes rrjeteve sociale.

Haradinaj në Facebook:

Të pagjeturit janë plagë e hapur dhe dhembje e vazhdueshme për secilin nga ne, tash e njëzet vjet. Institucionet e vendit nuk do të rreshtin së kërkuari të pagjeturit dhe drejtësi për viktimat e luftës. Plagët e konfliktit të fundit nuk mund të mbyllën dhe nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa ndriçimin e plotë të të vërtetës së luftës në Kosovë. RH

Thaçi në Facebook:

Të pagjeturit janë plaga më e rëndë e shoqërisë sonë. Jo vetëm më 27 prill, por përherë jetojmë me mungesën e tyre dhe me dhimbjen për ta! HTH

 

Për më shumë lajme në www.fokusi.info