Një hulumtim i fundit konfirmon rezultatet e vjetra se kanceri i mëlçisë është më i zakonshmi te njerëzit që pinë të paktën tre pije alkoolike në ditë.
Studimi i World Cancer Research International u bazua në të dhënat e mbledhura nga 8.2 milionë njerëz që morën pjesë në 34 studime në mbarë botën, me gjithsej 24.500 raste të kancerit të mëlçisë.
Aty u gjet se, përveç alkoolit, tre ose më shumë pije alkoolike në ditë, mbipesha është edhe njëri nga faktorët e rrezikut për kancer të mëlçisë. Shkaku kryesor i kancerit të mëlçisë është ushqimi i kontaminuar me aflatoksina të pranishme në kërpudha për shkak të ruajtjes së papërshtatshme.
Aflatoksinat janë gjetur kryesisht në ushqim nga rajonet e ngrohta: kikirikë, fistikë, arra Brazili, piper i kuq, piper i zi, fiq të thatë dhe fruta të tjera të thata, transmeton KosovaPress.
Rreziku i kancerit të mëlçisë mund të reduktohet duke ruajtur peshën e shëndetshme të trupit me marrje të kufizuar të alkoolit. Nën përdorimin e kufizuar të alkoolit, kuptohet që meshkujt kanë të paktën dy pije në ditë, dhe për gratë një pije në ditë.