Qeveria përmes mbledhjes elektronike ka emëruar bordin e ri të përkohshëm të Telekomit të Kosovës.
Bordi i ri do të përbëhet nga:
Mehmet Berisha, kryesues
Kushtrim Krasniqi, anëtar
Teki Shala, anëtar
Blerim Shehu, anëtar.
Ky bord do të shërbejë në cilësi të Bordit të drejtorëve derisa të zgjedhet Bordi i përhershëm.
Kujtojmë se ditë më parë bordi i Telekomit dha dorëheqje pas bllokimit të llogarive të ndërmarrjes publike nga përmbaruesit në rastin e “Dardafonit”.