Propozuesit e kësaj seance, deputetët e Vetëvendosjes kanë lëshuar të gjithë seancën plenare kur po diskutohej për dhunën në familje.
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e quajti papërgjegjësi sjelljen e deputetëve të VV-së, si iniciator të kësaj seance, derisa e braktisën të gjithë.
“Unë po iu them qytetarëve të Kosovës, meqë sot po folët për dhunën në familje, mos u befasoni sepse siq e kemi këtë parlament, siç sillen iniciuesit e kësaj seance ashtu e kemi edhe gjendjen e dhunës në familje, dhunës ndaj grave. Unë jam e befasuar nga iniciatorët e kësaj seance pikërisht nga VV, e cila rrufeshëm i shfrytëzoi minutat e tyre për të dalë për ta akuzuar kryetarin e Kuvendit dhe gjithë tjerët të cilët mundohen të bëjnë diçka për këtë vend, ndërsa vetë neglizhojnë, vetë braktisin, vetë sabotojnë, vetë ofendojnë. Thjesht një mesazh e kam sot, për VV, dallojeni erën e luleve nga era e atij që ju e dini, po e them në mënyrë simbolike nga era e Albinit”, tha Musliu.