​Marko Gjuriq hyn në Mitrovicën e Veriut

I ashtuquajturi drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka hyrë në sallën ku pritet të mbahet debati mbi dialogun e brendshëm për Kosovën, njoftojnë burime të KosovaPress-it.

Më herët Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ai nuk ka leje për vizitë në Kosovë, ndërsa është paralajmëruar arrestimi i të gjithë atyre zyrtarëve serbë që hyjnë në vendin tonë pa marrë leje paraprake./KosovaPress/