Një video e frikshme e një aksidenti automobilistik nga Rusia tregon qartë se në një sekondë të vetme, tragjedia mund të ndodhë pa fajin e askujt.
Aksidenti ndodhi pasi një rrotë doli nga një kamion dhe drejtuesi i makinës nga kahu i kundërt nuk kishte kohë për të reaguar. Ai humbi kontrollin e makinës dhe “fluturoi” në kamionin tjetër.
Si rezultat i kësaj, rezervuari i karburantit të kamionit të përfshirë në përplasje ka shpërthyer dhe është ndezur.
Skena e një makine të dëmtuar, e futur në parmak dhe një kamion i ngulitur nga gjuhët flakëruese të zjarrit duket mjaft tronditëse, por sipas mediave ruse, i vetmi pjesëmarrës në këtë aksident automobilistik që përfundoi në spital është një drejtues automjeti 47-vjeçar.
Ai u diagnostikua me dëme serioz trupore, por jashtë rrezikut për jetën.