Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti gjatë ditës sotme në rrugën ‘Xheladin Gashi’ në Komoran të Drenasit.
Këtë për KosovaPress e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Daut Hoxha, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për tretman në QKUK.
“Rreth orës 15:20 është raportuar një aksident trafiku me lëndime trupore në Komoran, ku ishin të përfshira dy automjete. Tre persona janë të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, përderisa njësiti i trafikut ka kryer procedurat e vend-shikimit të këtij aksidenti”, tha Hoxha.