​1 Maji, protesta në Prishtinë dhe Han Elez (Video)

Sot me rastin e Ditë së Punëtorëve, 1 Majit, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë prej orës 11:00 do të mbahet protestë e organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) me kërkesat për Marrëveshjen Kolektive, për rritje të pagës minimale, për skema pensionale si dhe për sigurime shëndetësore.

Në këtë protestë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë edhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), por me kërkesa të veçanta, që punëtorët e KEK-ut mos të janë të përfshirë në ligjin për paga, të aprovohet Marrëveshja Kolektive, njohja e përvojës së punës gjatë viteve 90-99 dhe njohja e sëmundjes profesionale më ligj që merren në vend të punës.

Po ashtu për Ditën Ndërkombëtare të Punës, protestë do të mbahet edhe në Han të Elezit nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve dhe Shoqërisë Aksionare të katër fabrikave aksionare të Kombinatit “Sharri”.Kryetari i BSPK-së Avni Ajdini thotë se në protestën e 1 Majit, do të adresohen dhe kërkesat për sigurinë dhe shëndetin në punë, ngaqë në vazhdimësi është duke u rritur numri i viktimave në vendin e punës.

Ajdini thotë se sektori privat është një problem serioz dhe qeveria me inspektoratin e saj duhet të angazhohen me seriozitet të lartë rreth kësaj çështje.Kryetari i BSPK-së ka kërkuar nga punëtorët që të marrin pjesë në protestën njëorëshe dhe pastaj të festojnë në Gërmi dhe në vendet bregdetare.

Material i përgatitur nga kosovapress: